Qeveria tërhiqet nga paketa anti-shpifje

Nga Alice Taylor
Qeveria tërhiqet nga paketa anti-shpifje

Isabel Santos, raporterja për Shqipërinë deklaroi në një konferencë për shtyp të enjten se qeveria shqiptare është tërhequr nga paketa antishpifje.

E pyetur nga Exit, se si Komisioni Europian i konsideron të përmbushura kushtet, kur ligji nuk është ndryshuar në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ajo u përgjigj:

“Sa për paketën antishpifje, është tërhequr. Isha në vijën e parë të betejës kundër atij ligji, isha e qartë se është një vijë e kuqe që nuk duhet të kalohet. Qeveria e tërhoqi atë nga parlamenti.”

E pyetur për planet për rritjen e gjobave për shpifjen, ajo tha:

“Ne do të vëzhgojmë me kujdes dhe sigurohemi që ligjet të jenë në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias”

Kjo është indicja e parë që ligji është tërhequr nga parlamenti. Qeveria nuk ka bërë asnjë njoftim publik në lidhje me statusin që ka ligji.

Në dhjetor, u bë e ditur se Këshilli i Europës po rishikonte draftin actual por gjeti probleme me përshtatjen e tij me rekomandimet e Venecias.

Koloreto Cukali nga Këshilli Shqiptar i Medias tha për Exit:

“Fakti që ata nuk arritën të kalojnë kontrollin e cilësisë, nuk do të thotë që ata e kanë tërhequr. Procesi u mbajt kaq sekret, ne nuk e dimë në çfarë faze është dhe nuk kemi pasur asnjë njoftim publik ose lajmërim se është tërhequr. “

Paketa anti-shpifje përfshin ndryshimin e 30 neneve të ligjit “për median audiovizive” (AMA) dhe 4 neneve të ligjit për “për komunikimet elektronike” (AKEP).

Paketa ligjore është kundërshtuar gjerësisht nga BE, KiE, OSBE, gazetarëtorganizatat lokale dhe ndërkombëtare të medias dhe eurodeputetë, pavarësisht pretendimeve të qeverisë se propozimet janë konsultuar me OSBE-në.

Në opinioni e publikuar në qershor , Komisioni pohon se dhënia e kompetencave të zgjeruara AMA-s cenon lirinë e medias. KV u shpreh se media online duhet të ketë një proces të drejtë nga çdo vendim adminsitrativ, përpara gjykatës dhe sanksionet duhet të jetë në proporcionale.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>