Gjatë dy mandateve, qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama ka marrë rreth 3.7 miliardë euro borxh shtesë, më shumë nga çdo qeveri e mëparshme referuar të dhënave zyrtare, por investimet në infrastukturë, kryesisht në rrugë kanë qenë minimale në krahasim me qeverinë e mëparshme.
Në një intervistë për emisionin “Me Pak Fjalë” në Euroneës, kryeministri Rama tha se qeveria ka investuar në Rrugën e Kombit pavarësisht pjesës që ishte përfunduar deri në vitin 2013.
“Flas për 7 ura të bëra nga buxheti ishtetit dhe flas për pjesën që lidh Rrugën e Kombit me rrugën hyrëse të Milot-Lezhës e më pas drejt Tiranës”, deklaroi Rama.
Sipas raportit të tretë të monitorimit të Strategjisë Sektoriale të Trasportit 2016-2020, janë përfunduar vetëm 7 projekte për ndërtim ose rindërtim rrugësh nga 20 që synoheshin.
Nga këto 7 projekte, 4 ishin nisur nga qeveria e mëparshme ndërsa tre të tjerat janë rindërtime të rrugëve ekzistuese .
Rrugët që cilësohen të përfunduara janë:
- Rruga Tiranë-Elbasan
- By-passi Plepa-Kavaje-Rrogozhinë
- Rindërtimi i rrugës Elbasan-Banjë
- Rindërtimi i rrugës Qafe Thanë-Lin-Pogradec
- Rruga Skrapar – Përmet
- Përfundimi i urës dhe tunelit Morinë – Kukës.
- By-passi i Fierit
Rama tha se një nga akset që duhej ndërtuar por që ende nuk ka nisur është ai që quhet “Korridori Blu”
“Ne kemi një aks që duhet ndërtuar qëështë aksi i“Korridorit Blu” që fillon nga Murriqani, në Milot dhe për të ardhur poshtë deri në Thumanë, Kashar, Rrogozhinë, Fier.”, deklaroi kryeministri.
Sipas tij kontrata për ndërtimin e rrugës nuk u finalizua “se nuk përmbushte interesa publike” por shtoi se ky projekt se do të vazhdojë në mandatin e tretë.
Nga viti 2014 deri në 2021, buxheti i shtetit për infrastukturën rrugore ka qenë rreth 1.3 miliardë euro. Krahasuar me 8-vjeçarin paraardhës ai ka qenë 1.1 miliardë më i ulët.