QSUT reagon për vdekjen e 53-vjeçarit

Nga Exit News
QSUT reagon për vdekjen e 53-vjeçarit

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me trajtimin e pacientit 53 vjeçar, i cili humbi jetën të shtunën.

Në një njoftim për shtyp, QSUT  “informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUNT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme”.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë tha se ngriti një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura nga spitalet, QSUT dhe spitali i Traumës, për 53 vjeçarin që ndërroi jetë në QSUT, ditën e djeshme.

53-vjeçari nga Ndroqi, Lutfi Çekiri, ka humbur jetën të shtunën, pasi dyshohet se spitalet në Tiranë nuk e kuruan.

FaxWeb ka transmetuar një ditë më parë deklaratën e 53-vjeçarit për neglizhencën që ka hasur në spitale, ndërsa të shtunën FaxWeb njoftoi se ai ka ndërruar jetë.

Për këtë rast reagoi edhe PD, e cila e quajti “krim shtetëror” me përgjegjës Edi Ramën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>