
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë është tërhequr nga propozimi për detyrimin e qytetarëve kosovarë që kthehen nga Shqipëria për t’u vetëkarantinuar për 14 ditë.
Shpallja e propozimit të Minitrisë solli reagime të shumta në Kosovë.
Kreu i Transportit Rrugor në Kosovë në një takim me kryeministrin Avdullah Hoti ka marrë garanci se ky vendim do të hiqet dhe qytetarëve kosovarë që kthehen nga Shqipëria nuk do i kërkohet vetëkarantinim i detyrueshëm, raporton Indeksi Online.