Kryeministri Edi Rama e pa akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës si të fliste “jo për dy themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por për dy pjesëtarë të një regjimi kriminal.”
“A thua se po flitet për Serbinë dhe regjimin serb dhe jo sikur po flitet për udhëheqësit e një vendi që ishte viktimë e regjimit të një agresioni. Kjo ishte ajo që më ka tronditur. Flitet për obstruksion, apo përpjekje për pengim që është një hata më vete.” – tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë mendon se Thacci nuk e ka kundërshtuar ngritjen e Gjykatës Speciale.
“Unë jam dëshmitar i disa bisedimeve që kam zhvilluar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën në Prishtinë kur diskutohej pikërisht futja në rendin e ditës dhe votimi i tribunalit special dhe e di shumë mirë që të dy udhëheqësit në fjalë, ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë.”, tha Rama për “Rubikon” në Klan Kosova në Prishtinë.