Rama akuzon Bashën se po bën politikë me fatkeqësitë natyrore

Nga Exit News
Rama akuzon Bashën se po bën politikë me fatkeqësitë natyrore

Kryeministri Rama ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se po bën politikë me fatkeqësitë natyrore.

Rama shkruan në Twitter se shqiptarët e dinë se çfarë bëri ai dhe qeveria pas tërmetit dhe gjatë pandemisë.

Basha akuzoi më herët Ramën se nuk kishte marrë asnjë masë për parandalimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

Nga ana tjetë kryeministri është përgjigjur se para 8 viteve njerëzit linin shtëpitë nga përmbytjet dhe “rrugët bëheshin pista skish për makina” nga dëbora.

“Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore”, shkruan Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>