Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha të heqë dorë nga “dhënia e këtyre shfaqjeve absurde që janë shumë dëmtuese por edhe cedukuese dhe të pamoralshme ku ne jemi të gjithë”, duke ju referuar grumbullimeve të qytetarëve gjatë viztave të Bashës në qytetet e vendit.
Ai ju drejtua Bashës duke i thënë “të mos ushqejë me iluzione se duke mbledhur ato tufa me dy gishat merr ndonjë votë më shumë. Është absurde dhe realisht dëm i madh”.
Rama u shpreh se grumbullimet e njerëzvepër të priture Bashën, “të kujtojnë vitet 90 me dy gishat në makina”. Grumbullimet e personave në takimet e Bashës, Rama i quajti:
“Inskenimi i spontaniteti që vetëm spontanitet nuk është. Duke mbledhur njerëz ngjitur e ngjitur për të përshëndetur fitoren imagjinare të tyre që pasi kanë humbur çdo shans në të shkuarën”.
Kryeministri u shpreh i bindur se PD nuk do të fitojë zgjedhjet e 25 prilli, sepse shqiptarët në “shumicën dërmuese nuk duan të eksperimentojnë rikthimn e PD-së në pushtet “
Ai sulmoi dhe listat e PD-së duke i quajtur “skuada më e keqe, më e dobët, më absuede e 30 vjetëve”.