Rama, Basha asnjë hap përpara

Rama, Basha asnjë hap përpara

 

Kryeministri Rama pas takimit dy orësh me kreun e opozitës Lulzim Basha në Presidencë bëri të qartë se oferta e tij për Partinë Demokratike, me qëllim dhënies fund të krizës politike nuk ndryshon.

Kryeministri Edi Rama duket se me kalimin e kohës po tkurr edhe ofertën e tij. Në thelb ai nuk ofron asgjë për zgjidhjen e problemit të zgjedhjeve. Kryeministri duhet ta dijë se për të sigururar votën e lirë të qytetarëve nuk mjaftojnë vetëm katër zevendës ministra.

Zoti Rama është i bindur për të hyrë i vetëm në zgjedhje dhe për të emëruara nje opozitë të re.

Propozimet e Kryeministrit, sa më shumë kalon koha aq më shumë i largohen vlerave demokratike dhe zgjedhjeve pluraliste.

Ndërsa Zoti Basha u shpreh se marrwveshje nuk do të ketë deri në momenti kur Kryeministrit nuk do të pranojë kriminalizimin e politikës dhe nuk do të ofrojë zgjidhje politike. E vetmja rrugë përpara është realizimi nga pala tjetër politike në këtë proces me një sens realiteti

Ai tha se për të zgjidhur krizën duhet që pala tjetër të pranojë përgjegjësitë dhe të marrë përgjegjësitë për të dalë të bashkuar kundër krimit dhe drogës.

Zoti Basha tha se “Kundërpropozimi ynë është një qeveri teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin dhe drogën në zgjedhjet e ardhshme dhe realizmi i votimit elektronik brenda gjashtë muajve”.

“Propozimet e ofruara nga McAllsiter nuk përbëjnë zgjidhje politike. Në kushtet ku kryeministri ka kapur parti të tëra opozitare, deputetë të opozitës, nuk ofrojnë garanci që e njëjta gjë nuk do të ndodhë me katër qytetarë që i zgjedh Edi Rama dhe i miratojmë ne” — u shpreh kryetari i opozitës Basha.

“E vetmja zgjidhje është vullneti politik,” — theksoi Zoti Basha.

Mesa duket , nga deklarata e Zotit Basha dhe Rama, asnjë nga palët nuk dëshiron të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës deh sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Negociatat në Presidencë përfundojnë pa sukses

Negociatat në Presidencë përfundojnë pa suksesRama pas takimit tek Nishani: Basha s’ka ofertë tjetër. Kohë shumë nuk kahttp://www.oranews.tv/vendi/negociatat-rama-e-basha-serish-tek-nishani-takimi-ne-oren-1900/

Posted by Ora News on 4 Mai 2017

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/832709440187513/

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>