Rama, Basha qendrimet e fundit

Rama, Basha qendrimet e fundit

Sot, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të hyjë në zgjedhje pa opozitën dhe se nesër do të filloi fushatën elektorale. Ndërsa, Kryetari i opozitës Basha i bëri thirrje popullit për protestë më 13 maj për zgjedhje të ndershme.

Më poshtë gjeni nje përmbledhje të deklaratave kryesore të Zotit Basha dhe Zotit Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar se:

Ne jemi të hapur për dialog politik. Nëse pala tjetër pranon përgjegjësitë për gjendjen katastrofike të vendit, jemi të hapur që së bashku me dialog politik ti japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betejë nuk bëhet për ne, por për të drejtën e qytetarëve.

Zoti Basha tha se “PD kurrë nuk do të marrë vendim për bojkot të zgjedhjeve. E gjitha kjo betejë bëhet për të marrë pjesë në zgjedhje. Ato që do organizohen në 18 qershor nuk do jenë zgjedhje, do jenë votime të një sistemi monist”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama në monologun e javës u shpreh se zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor edhe pa praninë e PD-së.

“Përfundimi se në zgjedhjet e 18 qershorit do shkojmë pa PD-në, po merr formë përfundimtare. Është për të ardhur keq se durimi im nuk mjaftoi,”— tha Kryeministri.

Zoti Rama deklaroi se nesër do të nisë fushata për zgjedhjet e 18 qershorit si dhe i bëri thirrje çdo demokrati të votojë.

[N]e nesër do të nisemi drejt 18 qershorit pa PD-në. Drejtësinë e re dhe rrugën tonë për Shqipërinë që duam, nuk e bllokon dot më përtej 18 qershorit. Por në mungesë të PD në zgjedhjet e 18 qershorit, ne nuk do të harrojmë asnjë shqiptar që është votuar të votojë PD. Do ftojmë cdo demokrat të arsyeshëm të na bashkohet në Shqipërinë që duam. O të bashkuar pa dallim përpara, o mbrapa të ndarë nga Europa për interesat e një grushti njerëzish — u shpreh kryeministri Rama.

Në zgjedhjet e 18 qershorit do të marrin pjesë 15 parti, të cilat do të konkurojnë të vetme jashtë koalicioneve para zgjedhore.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>