Rama bën bilancin e vitit: Opozita po dëmton negociatat me BE-në

Rama bën bilancin e vitit: Opozita po dëmton negociatat me BE-në

Kryeministri Rama ka biseduar sot me gazetarët për të bërë një bilanc të vitit 2017. Kryeministri foli për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, reformën në drejtësi dhe rastin e ish-ministrit Tahiri.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama akuzoi opozitën se po bën ç’të jetë e mundur për të bllokuar hapjen e negociatave me BE-në, një synim për të cilin qeveria po punon shumë:

“Besoj se konvulsionet opozitare kundër reformës në drejtësi, për të vonuar, penguar dhe bllokuar për muaj të tërë procesin e vettingut përpara zgjedhjeve dhe duke u rikthyer në formën e tentativës për ta transformuar zgjedhjen e ligjshme të Prokurores së Përgjithshme në një moment krize artificial, janë në dëm të interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në aspektin e çeljes së negociatave për anëtarësim.”

Disa nga deklaratat kryesore të zotit Rama janë:

Për zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme:

“Nuk kemi pasur asnjë paragjykim apo parapërcaktim sepse kandidaturat janë ofruar vetë.”

“Për ne nuk ka pasur dilemë se duhet zgjidhur kjo çështje me votim.”

“Misionet e SHBA e BE e kanë konfirmuar pozicionin tonë. Ne nuk është nuk e dinim si do të zgjidhej ngërçi dhe na e thanë amerikanët apo europianët. Që ne që në ditën e parë ishim në një mendje me ta.”

Për reformën në drejtësi:

“Reforma në drejtësi është një nga obsesionet që unë kam pasur në kuptimin e  një prej pikave fikse në idenë time sesi mund dhe duhet ne të bëjmë shtet këtu.”

“Reforma ka bërë përparim të konsiderueshëm. Institucionet e vettingut janë në punë me orë të plota dhe në fillim të vitit të ardhshëm do shikojmë rezultatet e para konkrete të pastrimit të Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar.”

“Sot jemi në kushtet e një tjetër simulimi të një krize artificiale dhe përsëri dhe kjo lidhet qartësisht me reformën në drejtësi dhe ecurinë e procesit të reformës dhe me pamundësinë e një pale për të pranuar pandalshmërinë dhe domosdoshmërinë e reformës në drejtësi.”

Për bashkëpunimin me opozitën:

“Në çdo hap do bëj përpjekje për të dialoguar me kryetarin e PD-së dhe PS do të jetë e gatshme për të dialoguar. “

“Është detyrë e shumicës të shtrijë dorën për dialog dhe mirëkuptim, i ka apo si ka votat. Ne do ta bëjmë në vazhdimësi, por sigurisht do vazhdojmë të udhëheqemi dhe do marrim vendime, nuk do të mbetemi peng i taktikave të PD-së.”

Për anëtarësimin në BE:

“Në këto 100 ditë, ne kemi përshkallëzuar  një aksion në shkallë të gjerë diplomatik për të siguruar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe pas  Vitit të Ri.”

 

 

Për çështjen e ish-ministrit Tahiri:

“Pyll pa derra nuk ka. Çdo derr duhet të përgjighet në rastin kur është i fshehur në kostumin e politikatin dhe të japë llogari para drejtësisë nëse në atë kostum ka abuzuar me besimin e publikut.”

“Partitë nuk përgjigjen, as nuk mbajnë përgjegjësi nëse kanë apo nuk kanë derra mes tyre, por për mënyrën si reagojnë kur derrat zbulohen.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>