Kryeministri Edi Rama deklaroi se debati për traun e Rrugës së Kombit është grotesk, duke theksuar se presidentja në detyrë, Vjosa Osmani e përdori për të fituar vota.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se trau nuk është kufi por pagesë për të mirëmbajtur rrugën.
“Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë me një demagogji dhe retorikë absurde, sepse ai tra atje nuk është kufi.”
Rama tha se problemi i politikës në Kosovë është ngatrërrimi i politikës së brendshme me atë të jashtme.