Kryeministri Edi Rama dënoi grumbullimet e politikanëve në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit.
“Politikanët shkelin rregullat duke u mbledhur me më shumë se sa personat e përcaktuar në numër nga komiteti Teknik. Kjo është e papërgjegjëshme dhe e pajustifikueshme. Të gjitha bashkë bëjnë në tërësi atë që nuk duket sot si një front i bashkuar kundër Covid-19”, u shpreh Rama në një konferencë për shtyp për gjendjen e koronavirusit në vend.
Mediat kanë raportuar rastet e grumbullimit të politikanëve në ambjente të mbyllura me mbi 10 persona dhe në disa raste pa maska.