Rama dhe Basha akuza të ndërsjellta për Covid-19

Nga Exit News
Rama dhe Basha akuza të ndërsjellta për Covid-19

Kryeministri Rama dhe Kryetari i PD-së Basha kanë vendosur të komunikojnë sot, 2 nëntor, përmes Twitterit. Që prej mëngjesit, Rama dhe Basha kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta të fokusuara tek menaxhimi i Covid-19.

Kryeministri Edi Rama ironizoi akuzat e kryetarit të PD-së Basha se ai duhet të mos i japë para inceneratorëve por të ndihmojë të sëmurët me Covid-19.

“Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen!”, tha Rama në Twitter.

Ai iu drejtua qytetarëve duke i thënë se kush voton për PD-në, në të vërtetë po ia jep votën LSI-së.

“Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>