Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të qendrojë deputet në atë qark që do të marrë më shumë vota.
“Përsa i përket Durërsit dhe Vlorës unë kam bindjen se do ta realizojmë objektivin. Dilema është se ku do rrish. Unë do rri aty ku do më duan më shumë. Njerëzit e nënës janë në Vlorë, të babait janë në Durrës”, u shpreh ai në konferencën për shtyp të së martës.
Me ndryshimet e reja në kodin zgjedhor, kryetarët e partive kanë të drejtën të hedhin kandidaturën deri në 4 qarqe.
Rama do të garojë i 8-ti në listën e PS-së për Vlorën dhe Durrësin. Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së do të kryesojë listën e LSI-së në 4 qarqe, ndërsa Lulzim Basha kryetar i PD-së ka vendosur të garojë i pari në Tiranë.