Rama: Duam të sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave

Nga Exit News
Rama: Duam të sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga aeroporti se vendi ishte në bisedime për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave.

Me mbërritjen në vend të 192 000 vaksinave kineze, siguruar nga marrëveshja me një kompani turke, Rama mbajti një konferencë shkurtër për shtyp të trasmetuar live.

Bëhët fjalë për një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, që bën distribucionin e vaksinës Sinovac, bëri me dije Rama.

Ne sjellim sot në Shqipëri 192 mijë doza dhe brenda 60 ditësh, por me një kalendar më të shpejt se 60 ditë, do të kemi 1,2 milionë doza plus,” shtoi ai.

Objektivi, përsëriti Rama, është që brenda muajit qershor të jenë vaksinuar gjymë milioni qytetar.

Qeveria ka miratuar të martën edhe aktin normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina.

Sipas aktit , marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>