
Kryeministri Rama emëroi sot Fatmir Xhafajn, Olta Xhaçkën, Eduart Shalsin dhe Ogerta Manastirliun në vend të katër ministrave të shkarkuar një ditë më parë.
Fatmir Xhafaj, kreu aktual i Komisonit për Reformën në Drejtësi dhe Kryetar i Komisonit parlamentar të Ligjeve, do të zëvendësojë Saimir Tahirin, si Ministër i Brendshëm.
Olta Xhaçka, deputete e PS-së do të zëvendësojë Blendi Klosin si Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Eduart Shalsi, kryetar i Komisionit për Tregtinë dhe Mjedisin, do të zëvendësojë Bledi Çuçin, si Ministër Shteti për Çështjet Vendore.
Ogerta Manastirliu, drejtoresha e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, do të zëvendësojë Ilir Beqajn si Ministre Shëndetësie.
Vendimi i Kryeministrit Rama u bë publik sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
Tre deputetët Xhafaj, Xhaçka dhe Shalsi nuk do të lënë mandatin e deputetit.