Rama, është e drejta e Greqisë për të zgjeruar ujrat e saj

Nga Exit News
Rama, është e drejta e Greqisë për të zgjeruar ujrat e saj

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se kërkesa e Greqisë për të zgjeruar me 6 milje ujrat e saj territorial, është një e drejtë e saja.

Duke folur gjatë takimit ‘Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’ të organizuar nga revista The Economist në Athinë, Rama tha se kjo kërkesë e Greqisë ka ndezur një debat të fortë në Shqipëri:

“Imagjinoni që kryeministri grek thotë se do të shtojmë 12 milje kufirin detar, sipas Konventës Ndërkombëtare dhe një të drejte të Greqisë. Kjo bën që në Shqipëri të ndizet debati në rrjetet sociale.”

Rama propozoi ‘kur bëhet fjalë për detin, [debatin] ta zgjidhim me palë të tretë ose me anë të gjykatave ndërkombëtare, që të mos përdoren nga politikanë si patriotë.’

Më herët kryeministri Rama ka deklaruar disa herë se planet e qeverisë greke për të zgjeruar me 6 milje ujrat e saj territorial, nuk cenojnë ujrat shqiptarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>