Rama: Plani i Greqisë për zgjerimin e ujrave nuk cënon ujrat shqiptarë

Nga Exit News
Rama: Plani i Greqisë për zgjerimin e ujrave nuk cënon ujrat shqiptarë

Kryeministri Rama deklaroi, të premten, se planet e qeverisë greke për të zgjeruar me 6 milje ujrat e saj territorial, nuk cenojnë ujrat shqiptarë.

Duke folur në një bisedim me gazetarët nga Viena, pas mbledhjes së OSBE-së, Rama u shpreh:

“Deklaratat e kryeministrit grek nuk ka lidhje me ujrat tanë territorial, nuk ka lidhje me marrëveshjen tonë me palën greke, për të cilën ne po punojnë, por nuk ka lidhje me këto deklarata.

Shtrirja në 6 milje plus në ujërat territoriale është një e drejtë e çdo vendi.

Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar qysh në vitin 1990.

Midis ujrave territorial të vendeve ka ujëra ndërkombëtarë, shelf ndërkombëtarë, ujra të përbashkët. Marrja nga kjo rrugë e përbashkëshët në mënyrë simetrike është e drejtë e çdo shteti.”

Me deklaratën e tij Rama ripërsërit qëndrimin e djeshëm, në të cilën theksoi se kërkesën e Greqisë për të zgjeruar ujrat territorialë të sajët, nga 6 në 12 milje është ‘korrekte dhe e drejtë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>