Kryeministri Edi Rama e cilësoi fatalitet faktin që Maqedonia e Veriut po sheh mundësi për të siguruar vaksina nga Rusia dhe Kina.
“Është një fatalitet politik europian fakti që Maqedonia e Veriut detyrohet të kthejë sytë nga Kina dhe Rusia në mungesë të dozave për të filluar dhe kështu mund të numëroj shumë vende të tjera, përfshirë dhe Kosovën”, tha Rama të hënën për gazetarët teksa ndodhej në aeroport për të pritur dozat e Pfizer që po vijnë në Shqipëri.
Ai shtoi se Shqipëria bëri “të gjitha lëvizjet e mundshme për të siguruar vaksinat”.
Për vaksinën kineze ai tha se është e suksesshme dhe shtoi se për këtë mjafton të shikojmë Turqinë, Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe shtoi se “mjafton të shikojmë që të gjitha të dhënat për sigurinë e saj janë shumë pozitive”.
Ndërsa sa i takon vaksinën ruse Sputnik V ai tha se “fjalët që thuhen për vaksinën ruse janë të gjitha fjalë që bëjnë vlerësim pozitiv. Shikoni vendet që janë shprehur se e kanë kthyer kokën në atë drejtim dhe nuk rezulton që pjesa më e madhe e tyre të ketë marrë vaksinën akoma”.
I pyetur në lidhje me vaksinën ruse dhe nëse Shqipëria pranon apo jo ta marrë atë, kryeministri tha “nuk i kemi këto vaksina në dispozicion dhe ne po i refuzojmë. Nuk kemi hedhur dhe nuk do të hedhim hapa formalë në drejtim të këtyre dy burimeve sepse jemi të vetëdijshëm që janë hapa që nuk kanë arsye objektive. Nuk ka arsye objektive që të na çojë në rezultat”.