Rama fton Bashën të bëhen bashkë për të luftuar krizën e koronavirusit

Nga Exit News
Rama fton Bashën të bëhen bashkë për të luftuar krizën e koronavirusit

Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën dhe kryetarin e PD-së Lulzim Bashën të bëhen bashkë për të fituar luftën kundra koronavirusit.

Ai tha se i ka kërkuar më parë kryetarit të opozitës Basha për të bashkuar forcat, por si përgjigje ka marrë akuza.

“I kam kërkuar kryetar të opozitës të bashkojë forcat me mua dhe të bashkojmë ekspertët për të rezistuar sa më mirë në mbrojtjen ekonomike. Përgjigjen e keni dëgjuar. Akuza për punën heroike që po bëhet në vijën e zjarrit.

Nuk dua të fajësoj askënd, jam i keqardhur që në vend të bashkimit në këtë luftë k ku pushteti që duhet mbrojtur është vetëm jeta e çdo njeriu dhe partia që duhet të fitojë është vetëm Shqipëria, nuk janë ulur armët e luftës së vobektë për pushtetin e radhës dhe nuk janë prishur radhët e partive as në emër të jetës së njerëzve, as në emër të atdheut, që duhet ta kapërcejë më çdo kusht këtë sprovë historike.”.

Këtë ftesë, kryeministri Rama tha se e përsëri sërish për opozitën:

“Megjithatë, kurrë nuk është vonë. Thirrja ime për opozitën dhe për drejtuesin e saj është: le t’i bashkojmë, pa u menduar më gjatë, forcat. Le t’i diskutojmë pa ngurruar hapat në të dyja frontet. Le t’i ballafoqojmë në distancë sociale patjetër, por sy më sy, në ekrane takimesh online, që tani janë bërë praktikë, vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimit të tyre.

Le t’i flasim popullit me një zë, duke mbrojtur çdo jetë shqiptare, deri në fund, që nga Shkodra, ku disa e kujtojnë COVID-in komunist që duhet përqeshur, deri në Vlorë, ku disa të tjerë e kujtojnë COVID-in si opozita që mundet me të qeshur.

Le të bëhemi thjesht shqiptarë, pa asnjë prapashtesë politike dhe pa asnjë qëllim politik, përveç daljes së bashku si popull, si vend dhe si përfaqësues të këtij populli e këtij vendi, faqe ardhë nga takim i madh me historinë.

Unë uroj që ky apel i sinqertë dhe i megjithëzemërt të mos bjerë në vesh të shurdhër në këtë moment që është shumë delikat në këtë luftë, sepse, sapo e kemi kakuar mesin e tunelit dhe vetëm një fije e hollë peri na ndan nga ecja përpara drejt daljes, ose ecja prapakthehu, mbrapsht në qorrsokak”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>