Rama fton investitorët e huaj, por i këshillon të mos lexojnë gazetat

Rama fton investitorët e huaj, por i këshillon të mos lexojnë gazetat

Dje në mëngjes në një nga sallat e Hotel Tiranës, Kryeministri Rama hapi aktivitetin “Tirana Business Matching 2017”, i cili ka për qëllim takimin “Business to Business” ndërmjet sipërmarrësve të huaj. Ky aktivitet, zbukuruar me përfaqësuesit e qeverisë, u organizua Dhoma e Tregtisë së Tiranës.

Qëllimi zyrtar i aktivitetit është krijimi i mundësive të takimit ndërmjet investitorëve të mundshëm të huaj dhe partnerëve shqiptarë, për të lehtësuar tërheqjen e investimeve të huaja direkte që sot mungojnë në buxhetin e ekonimisë shqiptare, por ndoshta qëllimi i vërtet është vetëm ai i të treguarit në sytë e publikut shqiptar që në vend janë duke ardhur shumë investitorë të huaj dhe shumë investime.

Këto lloj aktivitetesh zakonisht janë falas për investitorët e mundshëm të huaj të interesuar për të investuar në një vend të caktuar, por në rastin e Tirana Business Matching 2017, duke qënë se aktiviteti organizohet në Partneritet Publik Privat ndërmjet Dhomave të Tregtisë dhe Konsulentëve privatë, për të marrë pjesë në aktiviette duhet të paguash një tarifë hyrje, mesa duket për të mbuluar shpenzimet organizative dhe shpërblimet për profesionistët e huaj që kanë ndihmuar në pjesëmarrjen e investitorëve të huaj nga vende të ndryshme.

Në fakt aktiviteti, në fillim ishte planifikuar për në muajin maj, u shty për në fillim të shtatorit dhe në fund u organizua në tetor për arsye të prenotimeve të pakta, mesa duket për arsye të tarifave të larta të regjistrimit: në fillim u kërkua një kuotë pjesëmarrjeje prej 1500 euro për sipërmarrjet e huaja dhe 300 euro për sipërmarrjet shqiptare, më pas tarifa u ul, derisa u bë 900 euro për sipërmarrjet e huaja dhe 300 për shqiptaret.

Në një mënyrë ose në tjetrën, salla u mbush me disa dhjetëra sipërmarrës dhe konsulentë të huaj – pjesës më të madhe të të cilëve kuotën e regjistrimit ia ka paguar ndonjë organizatë publike ose ndonjë shoqëri shqiptare, nga numri i lartë i funksionarëve të qeverisë dhe të sipërmarrjeve shqiptare të anëtarësuara në Dhomës e Tregtisë në Tiranë.

Në konferencën hapëse morën pjesë ministrat kryesorë të qeverisë dhe Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama, me një ndjenjë të lartë të diplomacisë ekonomike dhe me sjellje elegante, përfitoi nga rasti për të vazhduar retorikën e tij me gazetarët shqiptarë, duke i sugjeruar të pranishmëve “të mos takonin gazetarët dhe të mos lexonin gazetat, sepse iu trazohet aparati tretës”.

Mesazhi i Ramës nënkupton që iformacionet e vetme që duhet të merren në konsideratë nga investitorët për të vendosur nëse duhet të kryejnë një investim në Shqipëri janë burimet e paraqitura nga qeveria.

Për t’i dhënë një ndjenjë konkrete mesazhit të Ramës, superministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria parashikon të rrisë ekonominë deri në fund të mandatit të dytë më 5,5 deri në 6 për qind, gati dyfishi i rritjes ekonomike të parashikuar nga raportet e fundit të institucioneve të huaja si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, raporte që shtypi shqiptar i ka publikuar, dhe që investitorët rrezikojën t’i lexojnë, nëse nuk i binden këshillave të Ramës, e lexojnë gazetat.

Por një lexim i kujdesshëm i raporteve të këtyre institucioneve nxjerr në pah alarmin për uljen e investimeve të huaja të shkaktuara nga largimi i dy projekteve të rëndësishme si TAP dhe Devoll Hydropower, të cilët do të ndiqen pas nga një listë e gjatë investitorësh të tjerë.

Për të përgenjështruar këtë prespektivë, minsitri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri shpalli edhe një herë projektin “Një miliardë dollarë” që duhet të mundësojë realizimin e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë të realizuar me kredi nga investitorët privat, që më pas do të ripaguhen nga qeveria për një kohë të gjatë, por që, për nga importet dhe nga lloji i investitorëve deri më tani të njoftuar (sipërmarrje shqiptare të financuara nga burimet e veta), nuk mund të plotësojë nevojat e buxhetit as për të mbajtur nivelin aktual të rritjes ekonomike.

Për të thjeshtëzuar suksesein e vërtetë të kësaj strategjie të tërheqjes së investimeve , komenti i një prej investitorëve italianë të mundshëm, kur zbuloi se sipërmarrësit shqiptarë të pranishëm kishin paguar vetëm një të tretën e asaj që kishte pagaur ai tha: “E kuptova se cili është sistemi, ne paguajmë dhe ato jo, ne investojmë dhe paratë tona dhe duan t’i marrin ato, por me kë na kanë ngatërruar?”

Hileja, mesa duket nuk funksionon më.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>