Rama fton opozitën të diskutojnë si ta zhvillojnë fushatën zgjedhore në pandemi

Nga Exit News
Rama fton opozitën të diskutojnë si ta zhvillojnë fushatën zgjedhore në pandemi

Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës të bisedojnë për mënyrën se si do të zhvillohet fushata zgjedhore gjatë pandemisë.

Ai u ndal te kjo temë gjatë bisedës me gazetarët në aeroport, duke pritur vaksinat. Kryeministri tha se partitë politike duhet të merren vesh me njëra-tjetrën dhe të respektojnë masat që do të vendosen. Ai shtoi se, sidoqoftë, masat i vendosin ekspertët.

Rama u bëri thirrje pronarëve të lokaleve që të mos ua hapin dyert politikanëve, sepse gjobën do ta paguajnë ata vetë.

“Unë dua t’ju kuptoj të gjithë kolegëve të mi që nuk na duhen ato që  humbasin nga kontakti me më shumë se dhjetë vetë përballë shëndetit të njerëzve. Në djall vafshin të gjitha. Prandaj personalisht nuk bëj në asnjë moment kapërcime të kësaj vije”, tha Rama, në pritje të vaksinave në Rinas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>