Kryeministri Rama e ftoi sërish, sot, kryetarin e PD-së Lulzim Basha për t’u ulur në bisedime.
Kryeministri ka marrë shkas nga bërja publike nga PD e tre kërkesa bazike teknike ndaj qeverisë, për t’u shprehur se planet duhet të diskutohen në tavolinë, dhe të mos mbeten deklarata në media:
“Basha dhe forca e tij politike, propozimet mos t’i bënin si propozime të Reformën në Drejtësi, por të vijnë në tavolinë dhe t’i diskutojmë gjërat me njerzillëk dhe të mos shërbejë si garë mes socialisteve dhe demokratëve, por një garë me kohën, që të mos humbin mundësinë që të rikthehemi siç kemi qenë më parë, por nuk bëhet me deklarata në TV”.
Në lidhje me njërën nga pikat e PD-së—anulimin e koncesioneve për t’i kaluar fondet në mbështetje të të prekurve nga tërmeti—Kryeministri në mënyrë retorike ka deklaruar se koncesionet japin shërbime të rëndësishme për qytetarët dhe zgjidhja nuk është t’ja heqësh shërbimet disa qyetarëve për t’ja dhënë të tjerëve:
“Për sa i përket pastaj histerisë për oligarkët, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri të hiqen. A duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë, për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre njerëzve që shyqyr që ju ra trupi rehat, aq sa mund t’u bie atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup; Duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësore që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Në asnjë mënyrë! Do t’i bëjmë të dyja dhe kjo do të shikohet ditë pas dite.
Duke e shfrytëzuar sërish çastin për të kërkuar ulje në tavolinë diskutimi, Kryeministri është shprehur se deklarata kundër koncesioneve nuk i shërbejnë kryetarit demokrat Basha:
Nëse ka ide se si mund t’i bëjmë këto gjëra jo për propagandë, jo për t’ia hequr njërit dhe për t’ia dhënë tjetrit, atëherë janë të mirëseardhura, përndryshe janë deklarata që mund të hidhen… Janë deklarata që nuk i shërbejnë as Lulzim Bashës dhe as forcave të tjera politike, prandaj është mirë të vijnë në tryezë”.
Krejtësisht qëndrim të papajtueshëm dhe të prerë ka mbajtur Kryeministri në lidhje me Presidentin Meta:
“Ne jemi në një konflikt të hapur me Metën, institucional ekstrem kemi një komision për ta shkarkuar. Sot na thërret dhe se shkojmë. Asgjë në raport që u ka ndodhur të gjithëve, kush jep kontribut është i mirë se ardhur”.