Rama: I gatshëm për marrëveshje me Bashën, por jo zgjedhje të parakohshme

Nga Exit News
Rama: I gatshëm për marrëveshje me Bashën, por jo zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Rama është shprehur i gatshëm të bëjë marrëveshje me liderin demokrat Basha, por ka përjashtuar që marrëveshja të përfshijë zgjedhje të parakohshme.

Rama ka qenë të martën në mbrëmje në Real Story në News 24, përballë disa gazetarëve. I pyetur nëse do të përsëriste marrëveshjen e 17 majit me Bashën, Rama është përgjigjur pozitivisht, por gjithashtu e ka sulmuar Bashën:

Unë çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar.

I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Rama e ka përjashtuar duke thënë, “unë kam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>