Rama i kthehet ligjit të amnistisë fiskale

Nga Exit News
Rama i kthehet ligjit të amnistisë fiskale

Kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish amnistisë fiskale të miratuar nga qeveria në qershor 2020. Gjatë takimit në Peqin, të hënën, ai premtoi amnisti fiskale dhe 5 mijë euro për çdo emigrant që investon në shtëpinë e tij për ta kthyer në strukturë pritëse turistike.

“Të gjithë emigratënt do të marrin 5 mijë euro dhe do ti bëjmë amnisti fiskale për parët e padeklaruara. Ti sjelli t’i fusi në bankë dhe t’i investojë për të bërë një biznes këtu”, u shpreh Rama.

Ligji për aministinë fiskale i hartuar nga qeveria Rama në qershor 2020, dhe i mbetur në Kuvend për shkak të kritikave nga Bashkimi Evropian dhe FMN, kishte për qëllim formalizimin e parave dhe të pasurive tjera të shqiptarëve, pa detyrime fiskale dhe pa përgjegjësi penale.

Të gjithë nënshtetasit shqiptarë që kanë të ardhura të padeklaruara, kompanitë shqiptare që kanë të ardhura të padeklaruara dhe emigrantët shqiptarë që i kanë krijuar kursimet në emigrim, mund t’i depozitonin paratë të tyre në banka, kundrejt pagesës së një përqindje të vogël.

Kundrejt këtij deklarimi, qeveria garantonte se përfituesit nuk do të ndiqeshin penalisht për mosdeklarimin më parë të të ardhurave dhe mos pagimin e tatimeve.

Nga amnistia përjashtoheshin të gjthë ata të dënuarit për aktivitete të caktuara kriminale, politikanët, zyrtarët e lartë, efektivët e policisë së shtetit dhe magjistratët, si dhe familjet e tyre.

Amnistia parashikohejë të zgjasë një vit dhe e ndarë në tre faza 4-mujorëshe:

— Në fazën e parë, detyrimi ndaj shtetit për të depozituar paratë do të jetë 5 për qind e shumës;
— Në fazën e dytë do të jetë 7 për qind;
— Në fazën e tretë, do të jetë 10 për qind.

Më shumë për këtë temë mund të lexoni, këtukëtu, këtu, këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>