Rama i përgjigjet akuzave për vrasjen e Klodianit, duke i kujtuar opozitës 21 Janarin

Nga Exit News
Rama i përgjigjet akuzave për vrasjen e Klodianit, duke i kujtuar opozitës 21 Janarin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuave se ai është nxitësi i dhunës që çoi në vrasjën e 25 vjeçarit, duke i kujtuar kreut të PD, Lulzim Basha dhe presidentit Meta 21 janarin.

Të enjten, Rama është shprehur në fjalimin për vdekjen e Klodian Rashës se Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë të fundit që mund të përbaltin policinë.

Presidenti i Republikës, që është në fakt prova më ulëritëse e përdorimit disproporcional të forcës së inatit politik e personal në dëm të etikës institucionale dhe vetë ligjit, është i parafundit që duhet të hapë kamaren e gojës për sjelljen e Policisë së Shtetit… Sidoqoftë është i parafundit në këtë rast. Sepse i fundit, është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha. Ai në fakt është shembëlltyra e pafuqisë morale dhe e dobësisë karakteriale, jo thjesht sepse është udhëheqësi i disa revolucioneve të mbetura në tentativë, të cilat të vetmen arritje kanë pasur plagosjen e policëve, as sepse është ndotësi numër dy i Policisë së Shtetit me baltën e pafundme të shpifjeve e të akuzave, pas kutërbuesit numër 1 të historisë së Shqipërisë që ka mbi kokë, ai bashkë me Partinë Demokratike, por sepse është ministri i brendshëm i masakrës së 21 janarit”, ka thënë Rama në fjalim.

Veprimin e polcit që vrau 25-vjeçarin Rama e ka cilësuar si përjashtim duke thënë se “si çdo pyll me derra, edhe policia e shtetit ka të padenjët e saj”.

Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, gjendja e rendit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, sjellja e policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje”, tha ndër të tjera kryeministri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>