Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Basha se “spitalet Covid janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, s’ka mjekë, s’ka infermierë”
Përmes një videoje në Facebook, Rama ka treguar pamje nga spitali Covid3 me dhomat bosh, pa të shtruar:
“Këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri.”
Rama tha dhe se spitali Covid4 është gati në rast se në tre spitalet e tjera nuk do të ketë më vend.
Ai theksoi se situata është shumë e vështirë, ‘por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh.’
Ai akuzoi Bashën, Ilir Metën, Kryemadhin dhe Berishën, se ‘ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli.’