Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka nënkuptuar se sondazhi mbi fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit i publikuar nga Syri.net është i gabuar.
“7×7=53.2 – 42 = 33 copyright: qimi.net”, ka shkruar Rama të mërkurën, duke përdorur një laps të Bashës për të treguar se këto shifra nuk janë të vërteta.
Postimin e tij ai e shoqëroi duke rishpërndarë një postim të Bashës mbi rezultatet e sondazhit.
Syri.net publikoi të hënën sondazhin e kryer nga kompani “Flame Tree Advisors”, ku fitues del koalicioni PD dhe LSI me 53.2 përqind.