Rama: Kemi fuqizuar rolin e vajzave dhe grave

Nga Exit News
Rama: Kemi fuqizuar rolin e vajzave dhe grave

Kryeministri Edi Rama foli të hënën në Elbasan për rolin e gruas dhe vajzave në shoqëri dhe tha se PS e ka përmirësuar atë.

Ai tha se gruaja është gjysma më e mirë në çift dhe tha se me qeverisjen e PS gratë kanë më shumë mundësi.

“Ju këtu jeni nëna, motra, vajza dhe mjafton të shohësh se çfarë ndryshimi ka ndodhur në nivelin e besimit që i është dhënë vajzave. Ne sot kemi një qeveri kur më shumë se gjysma janë nëna, gra”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria ka në nivelin e administratës shumë gra që drejtojnë. Sipas tij historitë e suksesit e grave dhe vajzave janë më tepër sot. “Sot duket diçka e zakonshme që në këshillat bashkiak të jenë gra e vajza”, tha ai.

“Duke qenë gjysma më e mirë, në çdo çift, duke qenë shtylla në çdo familje, gratë dhe vajzat janë të parat që duhet të kuptojnë dhe të bëjnë të tjetër të kuptojnë që Shqipëria të bëhet e ardhmja jonë duhet shumë mund. Kërkon të vazhdojmë të bashkuar, të ngjitemi pa u dorëzuar”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se kujdesi për gratë dhe vajzat është përmirësuar shumë.

“Sot jemi vërtetë të lehtësuar, për faktin se kemi përmirësuar shumë shërbimin dhe kujdesin për gratë dhe vajzat në momentin e parë që shkojnë në shkollë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama është kritikuar për gjuhën seksiste për përdor ndaj grave dhe vajzave.

Pak më parë një deklaratë e tij për kandidaten për deputetë të Partisë Demokratike Grida Duma shkaktoi një debat publik. Ai është akuzuar dhe nga kreu i PD Lulzim Basha se i  “i përdor gratë për makijazh”.

Partia Socialiste e ka prezantuar si një arritje që gjysma e kabinetit qeverisës të PS janë gra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>