
Kryeministri Edi Rama u shpreh se datat e mbajtjes së konferencës ndërqeveritare me BE-në do të varet nga zgjidhja e çështjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në konferencën e përbahskët për shtyp, me ministrin gjerman të Evropës, Rama u shpreh se:
“Mbajtja e konferencës para ndërqeveritare, është thjesht çështje e brendshme e Këshillit Europian. Kjo varet nga sa do të arrihet që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë dhe Bulgarisë, që kjo e fundit të heqë barrikadën”.
Ndërsa theksoi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe këtë e thonë edhe vendet e tjera.