Rama mbledh nesër qeverinë për masat ndaj koronavirusit

Nga Exit News
Rama mbledh nesër qeverinë për masat ndaj koronavirusit

Qeveria pritet të zhvillojë nesër mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Mediandryshme kanë raportuar se mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në orën 9:00. Shkak për këtë mbledhje bëhet situata alarmante në Itali.

Të dielën autoritetet italiane raportuan për një rritje të të infektuarve dhe po kështu edhe të viktimave. Numri i të prekurve shkoi në 6 387 ndërsa i të vdekurve 366.

Për situatën në Shqipëri Presidenti Ilir Meta dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, apeluan sot masa emergjente.

Prej 29 janarit, qeveria është zotuar se ka shtuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Ajo ka ngritur një Task-Forcë të përbërë nga 24 ekspertë të shëndetësisë, ka angazhuar një fond prej 1 milionë dollarësh për të përballuar koston e materialeve mjekësore të nevojshme, ndërsa dy javët e fundit ka kryer rreth 60 analiza rastesh të dyshuara.

Autoritetet shëndetësore kanë këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë që qytetarët që vijnë nga zonat e prekura janë këshilluar të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>