Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektet infrastrukturore më kosto të lartë në vend. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Tiranës, të shtunën, Rama u shpreh se:
“Kilometri i rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që kushtojnë njësoj, mund të shes 1 mijë metra terital dhe çdo metër kushton njësoj”.
Disa nga rrugët për të cilat është akuzuar kryeministri Rama janë:
Rruga që lidh qytetin e Durrësit me portin e karburanteve në Porto Romano me gjatësi 2,1 kilometra, me një korsi ka kushtuar 5,5 milionë euro.
Unaza e madhe në Tiranë me gjatësi 2,2 kilometra ka kushtuar 40 milionë euro, afërsisht 18, 8 milionë euro kilometri.
Rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane, 17.2 kilometra rrugë, me kosto totale 260 milionë euro, rreth 15 milionë euro kilometri.
Rruga Orikum-Dukat e gjatë 14 kilometra, sipas studimit fillestar të fizibilitetit kushtonte 50 milionë euro. Rruga iu dha me koncesion kompanisë Gjikuria, e cila kishte paraqitur propozim të pakërkuar për ndërtim dhe mirëmbajtje për 13 vjet.