Kryeministri Edi Rama morri dozën e dytë të vaksinës Covid19, të martën. Më 11 janar, ditën e nisjes së programit të vaksinimit në vend, Rama mori dozën e parë të vaksinës.
Dozat e parë të vaksinës i përkisnin furnizimit me 975 doza të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim. Ndërsa dozat e dyta, të cilat do të administrohen nga 2 shkurti e në vazhdim janë pjesë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.
Më 1 shkurt, në vend mbërritën 1170 dozat e para nga 500 mijë dozat e dakordësuar mes qeverisë dhe Pfizerit.
Gjithashtu, të martën do të vaksinohen edhe të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët kanë marrë dozën e parë në 11 janar.