Kryeministri Rama është shprehur sot se ai ka aprovuar kërkesën e Presidentit Meta për pjesmarrjen e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, në Këshillin e Sigurisë.
Në një intervistë për News24 ai konfirmoi se Zoti Basha nuk është anëtar i Këshillit të Sigurisë, por ai ka dhënë pëlqimin paraprak për pjesmarrjen e tij me kërkesë të Presidentit Meta.
“Po ta shikosh ngushtë këshilli i sigurisë kombëtare nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me këtë situatë, por ta shikosh gjerë presidenti bërë gjënë e duhur dhe ftesa e kreut e të opozitës në këtë tryezë është përtej formatit. Presidenti e mori atë nismë, kërkoi një lloj aprovimi dhe ne e dhamë menjëherë”, tha Zoti Rama.