Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po përdor pandeminë e Covid-19 për të përhapur panik tek qytetarët dhe për të marrë pushtetin.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rama tha se është i neveritur nga gjuha e përdorur nga opozita:
“Më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të aahtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një një katastrofe.”
Rama akuzoi opozitën se është bërë ‘zëdhënese e panikut’:
“Janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash sajesash abuzimesh dhe një propagande të shfrenuar.”
Rama tha se është e pajustifikueshme nga ana e opozitës që të thotë çdo ditë që spitalet janë në kolaps, kur në të vërtetë nuk janë:
“Është e pajustifikueshme me asgjë që sot tu thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitalet janë në kolaps, ç’ka nuk është e vërtet, që njerëzit dergjen dyshemeve ç’ka nuk është e vërtetë.
Edhe mund të ishte siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara në spitale më të famshme botërisht, por nuk është e vërtet që mjekimi bëhet në autoambulanca.”