Të enjtën nisi vaksinimi në qytetin e Beratit i mjekëve dhe infermierëve.
I pranishem në nisjen e procesit ishte kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu.
Manastirliu u shpreh se me vaksinat e adminsitruara në Berat, shkon në 10 mijë numri total i vaksinave të administruara në vend.
Ajo shtoi se procesi i vaksinimit ka përfunduar në Shkodër, ndërkohë që përfundon këtë javë në Kukës.
Vaksinimi i mjekeve ka nisur ne Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe në ditët në vijim do të vazhdojë në Korcë.
Manastirliu raportoi se deri tani infermierët e trajnuar për të vaksinuar në rang kombëtar janë 1100, por kjo shifër do të rritet me trajnimin e 500 infermierëve të tjerë.
Rama tha se shpreson që perjudha e pranverës të jetë perjudhë vaksinimi intensiv.
“Me ndihmën e Zotit besoj që do ia dalim më shpejt se sa vonë në këtë betejë të hatashme”, deklaroi Rama”, e mbylli fjalën ai.