Rama: Nëse BE largohet nga ne, do të shohim alternativa të tjera – Pikat kryesore të intervistës

Rama: Nëse BE largohet nga ne, do të shohim alternativa të tjera – Pikat kryesore të intervistës

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin francez France24, foli për kanabizimin e vendit, negociatat me BE, reformën në drejtësi dhe ligjin për importin e mbetjeve.

Kryeministri Rama mohoi deklaratën e gazetares për rritjen e sipërfaqeve me kanabis, duke thënë se në fund të këtij viti kultivimi i kanabisit do të jetë histori e mbyllur.

Zoti Rama fajësoi mediat për çështjen e ligjit të importit të plehrave, pasi sipas tij kanë disinformuar qytetarët.

Pyetur për hapjen enegociatave me BE-në, Kryeministri Rama tha se pret që të hapen së shpejti.

Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Rama janë:

Për ligjin e importit të plehrave

Për këtë ligj më duhet të them që të gjithë televizionet, përfshi dhe televizionin tuaj, e kanë kthyer në drejtimin e gabuar. Gazetaria shqiptare duhet të bëjë pyetjet e duhura.

Kjo çështje  që nuk ka qenë kurrë për të bërë ndonjë gjë tjetër veçse për të miratuar legjislacionin e Bashkimit Europian. Ne jemi i vetmi vend në rajon që ende nuk kanë miratuar legjislacionin e BE-së për sa i përket riciklimit, që do të thotë e drejta e industrisë për të importuar dhe për të eksportuar.

Për kanabizimin

Këtë vit kemi pasur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit, kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori.

Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e tjera rajonit.

Për negociatat me BE-në

Ne presim që bisedimet me BE të fillojnë këtë vit. Nuk do të çuditesha edhe nëse nuk fillojnë, jo sepse ne nuk i bëmë detyrat e shtëpisë por sepse nuk mund të mbështetesh shumë të BE për sa i përket angazhimeve me vende si Shqipëria.

E rëndësishme është që të vazhdojmë në këtë drejtim, në këtë vizion drejt BE. Ne jemi vendi më eurocentrik në Evropë.

Be është frymëzimi ynë, por nëse BE do të largohet nga ëndrra jonë, atëherë sigurisht që do të shohim alternativa të tjera.

BE brenda vendeve anëtare të vjetra po vuan, ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur tashmë, pavarësisht se ka pasur shumë paqe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>