Rama: Nga nesër kemi kapacitetet të vaksinojmë të gjithë mjekët e Kosovës

Nga Exit News
Rama: Nga nesër kemi kapacitetet të vaksinojmë të gjithë mjekët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten nga Rinasi ku priti vaksinat 192.000 doza të vaksinës kineze Sinovac, se nga e premtja Shqipëria është gati të vkasinojë të gjithë mjekët e Kosovës.

“Dua të shtoj se  që nesër e marrim përsipër vaksinimin e bluzave të  bardha të Kosovë, dhe nëse duan që të vijnë më shumë mjekë në Kosovë mund të bëhet në një kohë shumë të shpejtë”, tha Rama.

Ai tha se me dozat që ka marrë deri më tani Shqipëria mund të realizojë objektivin më të afërt që është lehtësimi i sezonit turistik.

Të përmbyllim as më shumë e as më pak me shumicën e vendeve të BE-së”, tha Rama.

Më herët Rama ka premtuar vaksinimin e 11 mijë mjekëve nga Kosova.

Pak ditë më parë u vaksinuan 60 mjekë të Kosovës në Shqipëri.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka nisur procesin e vaksinimit. Vendi është në diskutim me Izraelin për furnizimin me vaksinat e Pfizerit dhe po pret dërgesën e parë nga nisma e COVAX e OBSH.

Sinovac është një nga prodhuesit kryesorë të vaksinave COVID-19 në Kinë.

Kompania ka zgjeruar kapacitetin e saj vjetor të prodhimit në 2 miliardë doza dhe ka ofruar vaksinat e saj në mbi 16 vende dhe rajone.

Shefi i Sinovac ka deklaruar se vaksina ka një normë efikasiteti 80-90% brenda 2 muajve pas marrjes së të dyjave dozave.

E testuar në variantet e reja të Covid-19 sikurse është ai i Brazilit, vaksina ka treguar se nuk është shumë efektive.

Shqipëria ka vaksinuar deri më tani mjekët, infermierët, të moshuarit dhe mësuesit. Vaksinat që ka marrë janë Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>