Rama paralajmëron masa të reja kufizuese

Nga Exit News
Rama paralajmëron masa të reja kufizuese

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë masa të reja kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit. Gjatë një konference për gazetarët, ai u shpreh se ditën e mërkurë do të mblidhet Komiteti Teknik për të diskutuar për masat.

“Komiteti Teknik mblidhet nesër, ata po diskutojnë. I kemi dëgjuar, janë të shqetësuar. Do ketë një shtrëngim të masave.”

Rama tha se shqetësimi është për mosrespektimin e masave dhe jo vetëm për numrat. Ai tha se vendi nuk do të mbyllet por vaksina është “shpëtimi” nga virusi.

Të hënën, Rama lajmëroi rritjen e gjobave për bizneset dhe shtrëngimi e masave kufizuese për qytetarët që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.

Aktualisht në vend është në fuqi shtetrrethimi pas orës 22:00, mbajtja e maskës në ambjentet e brendshme dhe të jashtme, si dhe gjoba prej 1 milionë lek për bizneset që thyejnë këto masa.

Javën e fundit në vend u regjistruan mbi 1000 raste të infektuara në vend, duke shënuar shifra rekord që prej nisjes së pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>