Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e projektit të telemjekësisë me tajonin e Puljas.
“Ideja e guvernatorit të Puljas për ta zhvilluar një projekt të përbashkë të telemjekësisë është ide e fuqishme që po mer formë. Do të jetë një zhvillim i rëndësishëm kur e gjithë ky ndërveprim do të kryhet dhe zbatohet në përditëshmërinë e sistemeve tona shëndetësore”, u shpreh Rama në fjalën e tij në Bashkinë e Barit, në ceremoninë e 30 vjetorit të eksodit të 7 marsit 1991.
Ai gjithashtu u shpreh se projekti i ujësjellësit mes Shqipërisë dhe Puljas pak nga pak po merr formë:
“Ideja e ujësjellësit mes jugut stë shqipërisë dhe puljas ëshët një ide shumë e vjetër, ide tashmë që pak nga pak po mbush 100 vjet dhe ende nuk është vënë në zbatim”.
Gjithashtu, Rama ftoi univeritetin e Puljas të bashkëpunojë me universitetin e Vlorës, për ta ktheyr këtë të fundit në universitet publik italian:
“Është një ëndërr e vjetër të shëndërrojmë Vlorën në një universitet public Italian. Do të ishte fantastike nëse njëra nga këto universitet të ishte në Vlorë. Me dyer të hapura për shqiptarët dhe italiënt.me një diplonë të njëjtë me atë të universiteteve puljeze”.