Rama: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia? Më e lehtë të thuhet se sa të bëhet

Rama: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia? Më e lehtë të thuhet se sa të bëhet rama vucic

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, ka shprehur mirënjohjen për presidentin serb Vuçiç dhe për iniciativën e tij për të zgjidhur konfliktin me Kosovën.

Gjithsesi kryeministri Rama u shpreh se njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është “gjë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet”.

Kryeministri e quajti  idenë e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç se Kosova veriore mund të bashkohej me Serbinë dhe Lugina e Preshevës mund t’i shtohej Kosovës një “propozim i pazakonshëm”.

Zoti Rama foli gjithashtu dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë, duke theksuar se “janë më të mira se ç’kanë qenë ndonjëherë.”

Disa nga deklaratat kryesore të Kryeministrit Rama janë:

“E respektoj shumë iniciativën e Aleksandar Vuçiqit që të thërret për dialog të brendshëm për Kosovën dhe në këtë formë të ballafaqohet direkt dhe në mënyrë jo-tradicionale me të kaluarën.”

“Zgjidhja e problemit të Kosovës është e thjeshtë – njohje të plotë të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, por kur të futem në këpucët e Aleksandar Vuçiçit, jam i vetëdijshëm se kjo gjë është më lehtë të thuhet se të bëhet.”

“Të gjithë duhet të kemi në mendje se gjetja e një zgjidhjeje për këtë çështje është në interes të të gjithëve, jo vetëm në të shqiptarëve. Sa më parë, aq më mirë.”

“Ajo që është e domosdoshme në këtë fazë është vërtetë ajo që presidenti juaj [serb] e ka nisur si dialog të brendshëm, i cili, meqë ra fjala, nuk do të ishte i parëndësishëm të ndodhte edhe në Kosovë e edhe në Shqipëri.”

 

Lajme te ngjashme