Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në Open se është normale që merret me kundërshtarin.
Jemi në fushatë zgjedhore, tha Rama.
“Kundërshtari nuk është shumë i besueshëm merrem aq sa duhet por kjo është çështje gjykimesh të lira e opinionesh. Në ndeshje zgjedhore ka gjëra që ka të bëjë me ty dhe raportin me të ardhmen dhe raportin e kundërshtarit me të ardhmen”, tha Rama.
Në fushatën e kryeministri janë vënë re sulmet e tij të vazhdueshme ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha dhe fushatës së PD.
Basha është shprehur në lidhje me këtë se Rama nuk ka se cfarë të premtoj pas 2 mandatesh dhe merret me PD.