Rama nuk e përjashton mundësinë e marrjes së vaksinave ruse dhe kineze

Nga Exit News
Rama nuk e përjashton mundësinë e marrjes së vaksinave ruse dhe kineze

Kryeministri Edi Rama nuk e përjashtoi mundësinë e marrjen së vaksinave kineze dhe ruse kundër COVID-19.

Të dielën në Lezhë ai tha se pjesa më e madhe e Europës dhe Botës “po has vështirësi në sigurimin e vaksinave anti-COVID”.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, Rama u shpreh se tregu i vaksinave nuk është i lirë dhe është shumë i vështirë sigurimi i tyre.

“Deri dje kënga ime thoshte që çdo bën vaki jeton në Tiranë, sot do të thosha që jetojmë ne Evropë. Evropa ka nisur të mendojë dhe disa vende si Gjermania, që është lokomotiva e saj, ka nisur të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë”, tha Rama.

Kryeministri tha se marrja ose jo e vaksinave ruse dhe kineze nuk është gjeopolitikë.

“Vaksinat nuk kanë dalë në treg, nuk ka, në ç’sens? Janë shumë të vogla për nevojat e atyre që i kanë. Ku Evropa nuk ka vaksina sot të gjitha sasitë”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>