Rama: Nuk përmbyset rezultati i zgjedhjeve me blerje votash

Rama: Nuk përmbyset rezultati i zgjedhjeve me blerje votash

Rama u kap me gazetarët, me të cilët ka zhvilluar një komunikim të gjatë të martën.

I pyetur për akuzat e blerjes së votave dhe mungesën e hetimit të dosjes 184, Rama ka akuzuar gazetarët se i bëjnë pyetjet për interes pronarëve të mediave.

Ai shtoi se nuk janë gazetarët që vendosin kush duhet të hetohet, por prokuroria dhe se blerja e votave nuk e përmbys dot rezultatin.

As fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbys rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuar,” ironizoi Rama.

Kryeministri u shpreh se për “burime të infektuara informimi” ai mund të mos jetë i besueshëm, por atë do ta vendos populli në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>