
Kryeministri shqiptar Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE i ka bërë ofertë zyrtare qeverisë bjelloruse për një takim mes tij dhe kreut të ardhshëm të OSBE-së, Ministrit suedez Ann Linde.
Rama ka propozuar takimin me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi me qëllim qetësimin e tensioneve të krijuara pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale.
Në deklaratën e tij, Rama ka dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe ka theksuar shqetësimin e OSBE-së për mënyrën si u zhvilluan këto zgjedhje, që nuk arritën të vëzhgohen nga zyra për Insitutcione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së.
Një dialog konstruktiv mes palëve është i domosdoshëm për gjetjen e rrugës përpara në Bjellorusi, shkruan deklarata e OSBE-së.