Rama opozitës: Po pengoni reformën në drejtësi dhe integrimin në BE

Rama opozitës: Po pengoni reformën në drejtësi dhe integrimin në BE

Kryeministri Rama akuzoi sot opozitën se me kundërshtimin e zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm, po pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe integrimin e vendit në BE.

Në një konferencë për shtyp, pas zgjedhjes së Arta Markut, si kryeprokurore e përkohshme vetëm me votat e maxhorancës, Kryeministri Rama deklaroi:

“Dua t’i kërkoj ndjesë sot gjithë shqiptarëve, por edhe partnerëve për shfaqjen e shëmtuar për të bllokuar reformën në drejtësi.

Shfaqjen e dha opozita, por faturën e kësaj shfaqje e merr e gjithë Shqipëria e cila është më afër  se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim me BE dhe nuk i meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.

Bëra sa munda dhe nuk e di ca mund të bëja më shumë për të çelur dialogun me opozitën lidhur me zgjedhjen e prokrurorit të përkohshëm.

Zgjedhja e prokurores së përgjithshme të përkohshme vetëm me votat tona ishte legjitime, e konfirmuar edhe nga misionet e SHBA dhe BE që asistojnë procesin e vështirë të reformës në drejtësi.”

Në mbrojtje të vendimit për të zgjedhur kryeprokuror të përkohshëm, edhe pse Kushtetuta nuk e parashikon, Zoti Rama përdori sërish ambasadorët e huaj:

“Protestuesve të sotëm dua t’i bëj një pyetje të thjeshtë: Po mirë qytetarë që nuk e doni këtë qeveri a mund të ketë ndër ju budallenj që të mendojnë se SHBA dhe BE të pranojnë që drejtësia të kapet përmes një puçi kushtetues?!”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>