Rama paralajmëron vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19 për studentët dhe pedagogët

Nga Exit News
Rama paralajmëron vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19 për studentët dhe pedagogët

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të enjten se vaksinimi kundër COVID-19 për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm.

“Mund të vijë momenti që vaksinimi për studentët që hyjnë në auditore të jetë i detyrueshëm…Edhe për pedagogët duhet bërë e njejta gjë, nuk ka nuk dua”, tha Rama.

Bërja ose jo e detyrueshme e vaksinimit do të varet nga situata e pandemisë e cila javët e fundit në Shqipëri ka ardhur duke u rënduar si pasojë e përhapjes së variantit Delta.

Në Shqipëri janë aktualisht 7070 të infektuar me COVID-19 dhe 91 pacientë të shtruar në spitalin infektiv.

Rama paralajmëroi gjithashtu vaksinim të detyrueshëm për “kategori të tjera” pa specifikuar por shtoi se kjo vjen për personat që ndërveprojnë në ambjente me persona të tjerë e për pasojë sipas tij kanë përgjegjësi edhe për të tjerët.

Deri tani në Shqipëri vaksini i detyrueshëm është bërë në shkollën e magjistraturës.

Kompani ndërkombëtare si Google dhe Facebook kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre.

Franca gjithashtu e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e shëndetësisë ndërkohë që lokalet iu kërkojnë gjithashtu klientëve të jenë të vaksinuar për t’iu shërbyer.

Greqia i ka hapur rrugë vaksinimit të detyrueshëm për disa kategori të caktuara.

Së fundi Pentagoni njoftoi se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit e ushtrisë amerikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>