Kryeministri Edi Rama ka treguar frikën nga koronavirus për shkak se ai vuan nga azma alergjike.
“Kam pasur shumë shqetësim për shkak të azmës alergjike. Idenë që mund të mbetem pa frymë, e kam të qartë. Kur kam qënë i vogël kam pasur probleme me azmën. Në fillim më tregohej nga ata që unë konsultoj, si një rrezik i madh nëse do merrja Covidin, që duhet të ruhesha”, tregoi Rama për emisionin ‘Kjo Javë’, të gazetares Nisida Tufa.
Ai tregoi se vaksinën kineze ia ofroi Princi Emirateve të Bashkuara, por nuk e bëri përpara se të merrte vaksinat Shqipëria:
“Kur unë isha në Emiratet e Bashkuara, dhe u takova me ministrin e Jashtëm, sepse Princi atë ditë nuk ishte aty, kishte lënë porosi të vëllait, sepse ai është ministër i Jashtëm, i kishte thënë ‘thuaj Edit të bëjë vaksinën’. Dhe ai më tha që vaksina është perfekt”.