Kryeministri Edi Rama kujtoi të dielën në Fier koalicionin e 2013-2017 me LSI dhe tha se “u bën plot gjëra të mira”.
Rama tha se për një reformë që kërkonte PS, LSI kërkonte 10 vende pune “pasi nuk mbanin përgjegjësi për reformën”.
Ai tha se LSI funksiononte në qeveri si “qeliza kanceri”, pasi kërkonin vetëm vende pune.
“Luli dhe PD nuk janë të lirë, janë të kapur për këmbësh nga Meta e Kryemadhi. Kur ishim në koalicion kemi bërë plot gjëra të mira, ne për reforma, ata për vende pune”, tha Rama.