Rama për PD: Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak

Nga Exit News
Rama për PD: Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak

Kryeministri Edi Rama akuzoi PD se “i ka duart me gjak”. Ai komentoi të enjten në Fiks Fare sërish ngjarjen e Elbasanit.

“Kanë vrarë një njeri, kanë plagosur një punonjëse policie, me pretendimin se po blihej vota. Kjo skenë, e gjithë kjo është një tjetër arsye se pse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Kjo është skenë e tmerrshme”, tha Rama.

Rama tha se këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë dhe akuzoi dhe po i rikthen PD.

“Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht procesin dhe PS. Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>